Negociatori i ri per “Detin”/Krisafi: Nuk do te kete gafa si ato te 2009-es

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Ksenofon Krisafi është njeriu që kryesoi negociatat me Italinë për kufirin detar. Tashmë ekspertit për të drejtën ndërkombëtare, një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të paktit të 2009-s me Greqinë, i është kërkuar nga Presidenti dhe ministri Jashtëm t?i bashkohet rinegocimit të detit me këtë shtet.

?Besoj që gabimet që u bënë qoftë më negociatat që u bënë në vitin 2009 nuk duhet të ndodhin dhe nuk do ndodhin. Ato faktorë që ndikuan për keq në vitin 2009 nuk janë më prezent. Ndërhyrja brutale, violente e politikës në kompetencën e delegacionit nuk ka pse të jetë. Përbërja e këtij delegacioni ka një përzgjedhje të kujdesshme për t'i dhënë prioritet kompetencës profesionale".

Profesor Krisafi sqaron se cila do të jetë pjesa e vështirë e këtyre negociatave.

?Është fjala për të vendosur kufij, të cila nuk i vendos dot nesër, pasnesër, apo pas 10 vitesh. Këta kufij do të vendosen në një zonë për të cilën flitet gjërë e gjatë se ka pasuri të konsiderueshme dhe këto pasuri duhen ndarë siç i takon të ndahen".

Por a mund të negociohen kufijtë me fqinjët deri për Pashkë, kur pritet vizita e Kryeministrit Tsipras?

?Çdo gjë ndodh. Por nëse do i referohemi eksperiencës me vendet e tjera duket pak e vështirë. Në shumë vende të tjera kanë zgjatur negociatat me 5-6 vite?.

Share This Video


Download

  
Report form