FMN: Stop koncesioneve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkomëbëtar kërkon që qeveria të ndalojë dhënëin e koncesioneve, sidomos ato praktika që jepen me propozim të pakërkuar. Shefja emisonit të FMN Anita Tuldhar argumenton se praktika të tilla mbartin rrisqe të cilat nuk evidentohen që në fillim. Ky qëndrim i fmn vjen në një moment kur qeveria sapo ka mbyllur dy kontrata të tilla, për ndërtimin e dy segemtenve rrugore

Ne nuk jemi kunder partneritet publik privat. Ne jemi te fokusur tek rrisqet që mbartin praktika të tilla. E rendëishme është që të bëhet një analizë lidhur me projektet dhe selektimin e tyre, pasi kemi të bëjmë me investimet publike në tërësi. I gjithë procesi duhet të jetë i kujdesshëm. Ne e dimë që rrisqet ndahen mes qeverisë dhe privatit por përvoja në vende të tjera ka treguar se shteti mer më shumë sec duhet rrisk cka në finale përkthet në kosto. Duhet të plotësohet i gjithë kuadri ligjor dhe me pas qeveria të vijojë me këto praktika.

Në misionin përmbyllës në Tiranë, FMN është ndalur edhe në ndryshimet e pronësisë në sistemin bankar. Sipas tyre shit-blerjet e shpejta të bankave mund të krijojnë stres në sektor.

Shitjet në sektorin bankar duket se kanë përfshirë të gjithë rajonin. Dikush po largohet nga rajoni por të tjerë nuk e shohin më tregun tërheqës, pasi kreditimi ka pësuar rënie. Shitja e shpejtë e aktiveve nga bankat me pronësi evropiane në shqipëri, mund të cojë në stres të sektorit. Me rëndësi është që blersëi duhet të jetë me përvojë në sistemin bankar me qëllim që të mos cenohet shëndeti i sektorit.

Ndonëse me 1 prill nis zbatimin edhe përfshirja e bzinesve në TVSH me xhiro deri në 2 mmln lekë, FMN përforcon qëndrimin e saj se kjo masë nuk do të japë efekte në rritetjen të ardhurave.

Ne e kemi shprehur edhe më parë. Ulja e pragut të TVSH do ta shpërqëndrojë fokusin e adminsitratës tatimore nga vëmëndja e biznesve të mëdha, aty ku duhet të jëtë edhe synimi kryesor. Në nuk jemi të bindur se kjo masë do të japë efekte pozitive.

Misioni i fmn për më shumë se dy javë zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare lidhur me ecurinë ekonomiko-financaire në vend.

Share This Video


Download

  
Report form