Prezantuesja Artenisa Ozaj dhe këngëtari Mentor Haziri ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Ozaj tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot prezantuesja kishte zgjedhur të përgatisë një sallatë.
Ndërkohë Haziri kishte zgjedhur të përgatisë mafins me mish dhe perime.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja Shehu provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtarit Haziri.