Autoriteti për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka verifikuar 821 zyrtarë apo kandidatë për zyrtarë, për lidhjet të mundshme me strukturën famëkeqe sekrete të regjimi komunist apo edhe si subjekte që janë spiunuar nga të tjerët.
Autoriteti për hapjen e dosjeve ka konfirmuar për Shqiptarja.com se nga 795 figura të verifikuara, 13 prej tyre kanë rezultuar me materiale në emër të tyre, si informatorë të ish-Sigurimit të Shtetit apo si të spiunuar nga të tjerët.
?Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 (tetëqind e njëzet e një) kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, apo kandidatë për deputet në zgjedhjet që sapo lamë pas, në kuadër të transparencës së fushatës zgjedhore.
Mbi bazën e dokumentacionit të administruar, rezultojnë pozitiv 795 figura të verifikuara (nuk ekzistojnë dokumente të ish-sigurimit të shtetit për ta) dhe negativ 13 figura të verifikuara (figurojnë të ketë materiale në emër të tyre), nga Autoriteti, sipas nenit 29, pika 2, dhe nenit 30 të ligjit 45/2015?, ka sqaruar Autoriteti për Shqiptarja.com.