Ora News - “Dosjet e sigurimit”, Rama: Krenar për ligjin! Basha: I turpëruar për Ruçin

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përkujtim të 70 vjetorit të 60 deputetëve opozitar nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës, kryeministri Edi Rama gjatë seancës së posaçme u shpreh krenar që qeveria e tij miratoi një ligj që e rendit Shqipërinë në të njëjtin pozicion si vendet evropiane, duke lejuar hapjen e dosjeve për sistemin komunist.
Rama: Sot jemi këtu për shkak të një ligji, ligji për dosjet. Unë nuk mund të mos jem sot krenar për faktin që jam në krye të një qeverie dhe të një shumice, që këtë mision e mori përsipër.
Në të njëjtën seancë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ndihej i turpëruar që 70 vjet më vonë, Parlamentin e drejton sipas tij një nga figurat aktive të atij regjimi.
Basha: 70 vjet pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi i cili drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.
Seancën e posaçme e përshëndetën ambasadorët e Gjermanisë dhe të OSBE-së, që u shprehën se dija dhe dialogu për të kaluarën luan rol vendimtar në tranzicionin çliruese dhe ndihmojnë në rivendosjen e identitetit të vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dosjet-e-sigurimit-rama-kush-me-shume-i-perdori-nuk-guxoi-ti-hapte/

Share This Video


Download

  
Report form