Report TV - Moti i keq, dallgët e detit dhe era dëmtojnë bizneset në Velipojë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Në qarkun e Shkodrës mijëra hektarë tokë janë përmbytur nga reshjet dhe shkarkimet, ndërsa shumë banesa janë të rrethuara nga uji prej disa ditësh. Në Obot, Dajç, por në zona të tjerë situata vijon e njëjtë prej disa ditësh.
Në Obot shkarkimet gjatë natës kanë rritur nivelin e ujit i cili duhet vetëm pak metra për të dalë në rrugën kryesore pasi ka përparuar me shpejtësi. Sot kalimi bëhet vetëm me varka të ushtrisë.

Fundjava ka qenë e pazakontë edhe në zonën turistike të Velipojës, baticat, dallgët dhe era e fortë kanë dëmtuar bizneset. Mbetjet kanë pushtuar rërën dhe plazhin, ndërsa prej orëve të para të mëngjesit ka nisur pastrimi.

Në Shkodër, bashkia prej disa ditësh vijon që të kërkojë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por apeli refuzohet nga Prefekti, ndërsa nga ministria e Mbrojtjes theksohet se banorëve u është ardhurnë ndihmë me ushqime dhe lëvizjen me varka.

Share This Video


Download

  
Report form