Ora News - Meta: Kushtetuta vija e kuqe për marrëveshjen e detit me Greqinë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se marrëveshja për kufirin detar me Greqinë, duket të ketë si ?vijë të kuqe? respektimin e kushtetutës.

?Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje perfektë nga ana ligjore, praktikisht të zbatueshme dhe përfundimisht të parevokueshme?, ka deklaruar Meta në një intervistë të publikuar të dielën në të përjavshmen greke ?To Vima?.

Meta gjithashtu lë të kuptohet se do të japë plotfuqishmërinë për negociatat, të kërkuar nga ministri i jashtëm. ?Pala shqiptare do të angazhohet në këtë dialog dhe do të vijë në negociata me vendosmëri që të arrijmë në një marrëveshje të re dhe përfundimtare delimitimi?, ka theksuar presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Duke iu referuar faktit se axhenda e negociatave aktuale Tiranë-Athinë ?përmban edhe disa çështje të trashëguara nga e kaluara,. Por edhe e sotmja?, presidenti Meta deklaron se ?përshëndet faktin që ekziston vullneti i mirë për të diskutuar, me shpresën që të zgjidhen në mënyrën më eficente?.

?Ligji grek për gjendjen e luftës me Shqipërinë përbën një marrëzi politike dhe shfuqizimi i tij duhej bërë prej vitesh. Përbën një paradoks të pashpjegueshëm se si dy vende që janë pjesë të një traktati miqësie, dhe aleatë në NATO, mundet në të njëjtën kohë të jenë në gjendje lufte që nga lufta e Dytë Botërore. Ka edhe një paradoks të dytë: Në momentin që Greqia ka dështuar të shfuqizojë këtë ligj absurd, i cili influencon qytetarë të pafajshëm shqiptarë që ende nuk mund të kërkojnë të drejtat e pronës në Greqi; në të njëjtën kohë pra, mbron të drejtat mbi pronën të qytetarëve shqiptarë me origjinë greke në Shqipëri?.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/meta-kushtetuta-vija-e-kuqe-marreveshjen-e-detit-me-greqine

Share This Video


Download

  
Report form