Ora News - Euro në pikiatë, zbret në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Euro ka arritur nivelin më të ulët kundrejt lekut shqiptar në 10 vitet e fundit.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se një euro po shkëmbehet aktualisht me 131 lekë, e cila është edhe vlera më e vogël për këtë vit. Ky zhvlerësim lidhet me qarkullimin e ulët të lekut në ekonomi dhe me nismën për de-euroizimin.

Euro vijon që të humbasë pikë kundrejt lekut shqiptar. Aktualisht në tregun e këmbimit valutor një euro po shkëmbehet me 131 lekë duke arritur nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.

Zhvlerësimi i euros është mjaft i ndjeshëm edhe me fillimin e këtij viti, pasi në janar një euro shkëmbehej me 134 lekë ndërsa aktualisht shkëmbehet vetëm me 131 lekë.

Kjo situatë sipas ekspertëve vjen nga oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Por efekte në nënçmimin e euros ka gjithashtu edhe nisma e Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin e ekonomisë shqiptare e cila ka dhënë efekte psikologjike por njëkohësisht edhe një shmangie më të madhe të aktorëve të tregut ndaj monedhës europiane.

Pritshmëritë për muajt në vijim janë që euro të vijojotë të dobësohet duke qenë se po afron vera dhe ardhja e turistëve por edhe rikthimi i emigrantëve do të ndikojë në rritjen e qarkullimit të euros në ekonominë shqiptare.

Por cilët preken nga zhvlerësimi i euros? Eksportet shqiptare dëmtohen ndërsa përfitojnë importuesit dhe individët që kanë kredi në euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-ne-pikiate-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-ne-10-vitet-e-fundit

Share This Video


Download

  
Report form