PS: Ndjekje penale për Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Numri dy i Partisë Socialisteve Taulant Balla i ka bere thirrje organit te akuzës te ndjeke penalisht liderin e opozitës Lulzim Basha. Nga selia e PS, Balla ka deklaruar se prej ditësh kreu i PD Basha, ka dështuar t?i japë përgjigje pikëpyetjeve mbi financimet e Partisë Demokratike



?Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangshme që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratike e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm.?



Sipas Balles, Partia Demokratike duhet te sqaroje ku i ka gjetur paratë per te paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kompanitë ruse.



?A shërbejnë këto kompani vetëm si lavatriçe për të pastruar para, apo janë burim i drejtpërdrejtë financimi për fushatën e Lulzim Bashës??



Prej ditesh Partia Socialiste ka ngritur çështjen e financimeve te Partisë Demokratike, por lideri i opozitës Basha ka deklaruar se gjithçka është transparente dhe duhet te presim hetimin e prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form