http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka bere përgjegjës ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri si personin qe nxori lajmin se piloti Italian ka nisur te japë te dhëna per tentativën per te transportuar droge nga Shqipëria drejt Italisë. Deputeti Flamur Noka ka kërkuar qe menjëherë ministri Tahiri te merret ne ndjekje penale e te japë llogari para ligjit.?Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet. Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi.?Përtej çështjes se avionit qe u rrezua ne Ishëm, Partia Demokratike ka vazhduar denoncimet per drogën. Ketë here duke u fokusuar tek problematika e kultivimit te kanabisit ne Dibër. Vetëm nje dite pas debatit per Dibrën ne parlament, opozita ka përdorur komunikatat e policisë per te mbështetur argumentin e saj se droga përcaktoi rezultatin ne ketë zone.?Sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër. Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës. Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për show, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri. Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën, e gjithë vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdoren për të blerë edhe votën me 11 shtator.?Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas akuzave te opozitës per nxjerrjen e sekretit hetimor per rastin e avionit ne Ishëm. Ne ketë deklarate theksohet se deputeti Noka duhet te tregoje se cili është prokurori qe i ka dhëne kete informacion si dhe te shkoje pranë organit te akuzës e te paraqesë te dhënat qe disponon. Ndërkaq ministria ka ngritur edhe pyetje se si deputeti demokrat beri publike ne parlament nje ngjarje qe ishte ne hetim siç ishte rrëzimi i avionit