Report TV - "Ngrin" porti i Vlorës, deti 8 ballë pezullon lundrimin detar

Report TV 2018-05-12

Views 0

Moti i keq që ka përfshirë vendin nga ?ngrirë? edhe portin e Vlorës. Është pezulluar lundrimi detar si shkak i motit të keq. Dallgët në det të hapur arijnë në 8 ballë dhe brenda gjiut dallgët janë 5-6 ballë.

Anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det që prej ditës së djeshme.
Trageti është ka ardhur në port ditën e djeshme në orën 07:30 dhe nuk u nis për Itali, por ka dalë në rade që prej ditës së djeshme.
Burime nga kapitaneria e portit të Vlorës kanë bërë me dije se trageti as sot nuk do të niset për në brigjet italiane.
Si pasojë e bllokimit të tragetit të linjës Vlorë-Brindizi ka pasur një rrëmujë në port, dhe bllokim të pasagjerëve të linjës së udhëtimit.

Share This Video


Download

  
Report form