Pas arrestimit të kreut të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokajt për tjetërsim të pronave në bregdet, sot qytetarët janë ngritur kundër këtij veprimi nga qeveria shqiptare.
Qytetarët e konsiderojnë si një veprim diktatorial dhe enverist. Qytetarët të pyetur nga gazetari nese mund të jetë një vendim politik, ato e cilësojnë plotësisht sulm politik të padrejtë nga ana e kreut të shtetit Edi Rama.
Sipas tyre duhet të ishin pyetur edhe qytetarët pasi protestuesit e konsiderojnë Frrokajn si një njëri të ndershëm.
?Është absurd se është kreu i këtij komuniteti. Është si diktaturë e re, duhet të pyetën qytetaret, në këtë mënyrë janë arrestu gjithë qytetarët, dëmokracia nuk i përket kësaj forme, është dëmtu ekonomikisht, moralisht.
Për të prish imazhin , ujqërit e Tiranës për të sjellë tjetër, veprim i plotë politik. Përdorin djallëzinë kundrejt polullit se e pandehin veten të zgjuar, por populli do ngrihet një ditë.
Peshkaqen i kalbur, Rama nuk e do Shqipërinë, dhe sidomos Shqipërinë e veriut, sidomos per Shkodrën dhe Lezhën, do drogën. Veprim enverist dhe makabër, nuk do e marrë bashkinë e Lezhës, ta harrojë sepse vetëm burgu e pret." shprehen të revoltuar qytetarët.