Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesëmarrja e drejtuesve të lartë të drejtësisë së shtetit shqiptar në 150-vjetorin e Gjykatës së Kasacionit ishte në fokus të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Prokuroria e përgjithshme e shtetit shqiptar ka shpërndarë një njoftim të cilin mund ta lexoni në faqen online të këtij institucioni. Është një njoftim për pjesëmarrjen e zonjës Arta Marku, prokurore e përgjithshme e republikës së Shqipërisë në festimet apo në ceremoninë e shënimit të një përvjetori. 150-vjetori i Gjykatës së Kasacionit të Turqisë.
Keni fotografinë e zonjës Marku me kryetarin e kësaj gjykate, me prokurorin e përgjithshëm të Turqisë, si dhe me dy drejtues të tjerë, drejtues të institucioneve më të larta të drejtësisë, ata që mund ti quajmë treshja më e lartë e drejtësisë. Pra, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës së Lartë, z.Shezai Zaganjori. Kam vecuar zonjën Marku në këtë treshe sepse është zgjedhur pas reformës në drejtësi. Të tjerët janë në gjysmën e dytë të mandatit dhe zonja Marku i përket mandatit të parë, pavarësisht e përkohshme ose jo. Cili është problemi? Problemi është shumë serioz. Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë rendit 11 elementë të cilët përbëjnë bazën e shtetit dhe mbrohen në mënyrë të posacme. Pra shteti i ka për detyrë ti mbrojë në mënyrë të posacme. E para ndërtohet pavarësia e shtetit, janë të tjerë pastaj. Kur themi pavarësia nuk themi pavarësi absolute se shteti shqiptar do hyjë në marrëdhënie me shtete të tjera, do japë sovranitet, do marrë përfitime, kuptohet me marrëveshje.
Kur themi pavarëia këtu e kanë fjalën në kuptimin ceremonial, në kuptimin simbolik. Pra, Shqipëria si cdo shtet ka një festë kombëtare. Ne kemi një festë kombëtare me Kushtetutë që është dita e Shpalljes së Pavarësisë. Kemi vetëm një festë kombëtare, se mos ngatërrohet me festat zyrtare. Dita e Clirimit, 28 nëntori është festë zyrtare. Festë kombëtare është vetëm Shpallja e Pavarësisë në Vlorë me 29 nëntor dhe kjo përbën bazën e shtetit.
Edhe në Kushtetutën në fuqi, pavarësia fillon shteti. Tani këtë duhet ta dijë znj. Marku si juriste. Ka bërë historinë e institucioneve juridike të këtij vendi, historinë e shtetit shqiptar, ka bërë të drejtën publike në shkollë si lëndë dhe duhet ta dijë se ka bërë një gabim shumë të rëndë. Një shkelje shumë të rëndë bashkë me treshen. Pse? Sepse ne njohim dhe kemi marrëdhënie me Republikën e Turqisë. Republika e Turqisë është krijuar me 29 nëntor 1923, si zëvendësuese e Perandorisë Osmane. Ka një prirje në regjimin e Erdoganit që të gjitha datat të spostohen në kohën e Perandorisë Osmane. Cfarë bën ky tani? Kërkon të bëjë atë riintegrimin e shtetit, vazhdimësinë ta quajmë, nga shteti otoman te Republika e Turqisë. Kjo shikohet në shumë gjëra.
Pikërisht kërkon të bëjë atë gjë që ataturku u kujdes, saktësoi të bënte një ndërprerje. Psh, kur ataturku vendosi datën e Forcave të Armatosura që e ka dhe sot Turq...