Report TV - Sondazhi për qeverisjen, partitë politike më pak të besueshme

Report TV 2018-05-12

Views 0

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan sot gjetjet e sondazhit ?Besimi në Qeverisje 2017?, i zhvilluar në nëntor 2017.
Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë: Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%). Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%) rezultojnë të jenë institucionet më pak të besuara. Në lidhje me institucionet e tjera kombëtare, Institucionet Fetare (76%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%) dhe Media (54%) janë më të besuarat.

Krahasuar me vitin 2016, shtatë institucione kanë shënuar rritje në besim, përkatësisht: Qeveria (rritje me 3 pikë përqindje), Institucionet e Shëndetit Publik (rritje me 3 pikë përqindje), Institucionet e Arsimit Publik (rritje me 4 pikë përqindje), Parlamenti (rritje me 7 pikë përqindje), Forcat e Armatosura (rritje me 8 pikë përqindje), Shoqëria civile (rritje me 11 pikë përqindje) dhe Institucionet Fetare (rritje me 18 pikë përqindje).

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS