PD kerkoi rrezimin e "20 Shkurtit", terhiqet pas reagimeve nga ish te perndjekurit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Dy javë pasi depozituan në kuvend një nismë ligjore për shfuqizimin e 20 Shkurtit që njihet si dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha dhe e përkujtimit të viktimave e krimeve të komunizmit në Shqipëri, Partia Demokratike është tërhequr.

Në projektligjin që mban firmën e 9 deputetëve, demokratët propozojnë që kjo datë të zëvendëhet me 26 shkurtin, ndonëse në 2010 mazhoranca e drejtuar nga Sali Berisha miratoi asokohe në kuvend me ligj 20 Shkurtin si ditën e përkujtimit të viktimave dhe krimeve të komunizmit.

Firmëtarët e këtij projektligji argumentojnë se kanë përzgjedhur pikërisht këtë datë pasi në vitin 1951 nga regjimi i kohës u pushkatuan 22 intelektualë me pretekstin se kishin hedhur në oborrin e ambasadës sovjetike një copë dinamiti. Ervin Salianji, njëri prej firmëtarëve të kësaj nisme, e konfirmon tërheqjen e PD.

"Duke parë ndjeshmërinë e ish të përndjekurve, PD e ka tërhequr nismën për ta zgjeruar në kuader të një grupi pune që ka ngritur PD".

Por ky ndryshim ligjor solli jo pak reagime edhe brenda radhëve të demokratëve. Ish- ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, përmes një postimi në Facebook, tha se tallja me dekomunistizimin është e turpshme. Sipas saj përpara se të ndryshojë datën simbolike të 20 Shkurtit, kryetari i Partisë Demokratike duhet të thotë se përse nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit.

Ajo e pyet kryetarin e PD-së edhe përse nuk u mor vesh kurrë se kush nga grupi antikomunist i Bashes, i dhuroi tre vota Gramoz Rucit që të zgjidhej kryetar Parlamenti. Sipas Bregut kjo nuk lehtëson aspak liderin demokrat, ?intelektual?, ?progresist? dhe ?antikomunist?, Lulzim Basha.

Më herët kreu i demokratëve edhe gjatë kohës kur opozita u ngujua në çadër, u akuza nga figura drejtuese të kësaj force politke se hoqi simbolet në shkelje flagrante të statutit.

Share This Video


Download

  
Report form