Report TV - Dekomunistizimi, deputetët e PD takim me ish të përndjekurit

Report TV 2018-05-02

Views 0

Demokratët fillojnë konsultimet në terren për ligjin e dekomunistizimit. Enkelejd Alibeaj është ngarkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për të punuar për nismën që do të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.

Takimi I parë u zhvillua me përfaqësues të shoqatës Anti Komuniste, ku morën pjesë deputetët demokratë Aldi Bumcci, Oriola Pampuri dhe përfaqësues të ish të përndjekurve politikë.

Shoqata Anti Komuniste kërkoi nga demokratët të njehsojnë ligjërisht krimet e komunizmit me ato të nazizmit, në këtë mënyrë t?I hapet rrugë ligjit të dekomunistizimit. Ndërkohë ish të përndjekurit risjellin edhe një herë në vëmendjen e politikës problemin e integrimit të tyre dhe mungesën e dëmshpërblimeve.

Share This Video


Download

  
Report form