http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë me pare, veterane te luftës dhe ish te përndjekur politike janë bere bashke, ne sallën e hartave ne kryeministri. Shefi i qeverise Rama, i kishte mbledhur për te folur mbi dhënien e dëmshpërblimeve financiare si dhe per trajtimin e veçante te kësaj mazhorance ndaj tyre.Ajo çka ne jemi zotuar, sot është ne rrugën e zbatimit, deri ne fund te vitit te ardhshëm te shlyhemi me ata qe janë 75-vjeç, dhe ne fund te mandatit ti japin leket te gjithëve atyre qe kane qene ne burgje.Kryeministri u ndal edhe tek hapja e dosjeve, qe sipas tij janë përdorur edhe nga ata qe kane qene vete ish bashkëpunëtore te ish sigurimit te shtetit. Ish te përndjekurit do te marrin gjate fundit te këtij viti edhe këstin e katërt te parave, ndërsa veteranet po marrin shperblimin e posaçme, per te kaluar sa me gëzuar festen.