Arrestohet kryetari i Bashkise se Lezhes

RTV KLAN 2018-05-12

Views 3

Fran Frrokaj kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe zëvendësi i tij Enver Hafizi janë arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre. Prokuroria ka lëshuar 23 urdhër-arreste për zyrtarë të Bashkisë e Hipotekës dhe persona të tjerë, por deri tani ka ekzekutuar vetëm 8.

Mes tyre janë edhe kryetari i qarkut të Lezhës, Gjok Noka, apo ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala. Frrokaj u shoqërua këtë paradite në polici, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lezhës në mungesë. Ai nuk ishte thirrur asnjëherë për t?u ballafaquar me akuzat, para arrestimit.

Frrokaj ishte në zyrën e tij kur mbërritën efektivët e policisë. Të arrestuarit dyshohet se kanë tjetërsuar pronat në Shengjin, te Rana e Hedhun dhe në Tale, duke krijuar një skemë e cila favorizonte persona të ndryshëm.

Por policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë zyrtarisht asnjë informacion. Zyrtarët dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar që toka publike t?u kalojë privatëve në mënyrë abuzive.

Skema e përdorur sipas hetuesve është ajo e njejtë si në plazhin e Spillesë, ku ranishtja kthehej në tokë are duke u kaluar në pronësi të personave të ndryshëm.

Abuzimet më të mëdha sipas hetuesve janë kryer në plazhin e Ranës së Hedhun. Hetimi i Prokurorisë për këtë rast nisi pas një kallëzimi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas nje auditi të KLSH-së, në Bashkinë e Lezhës janë gjetur shkelje mjaft të rënda me trajtimin e pronave në bregdet.

Prokuroria dyshohen se në këtë skeme janë të përfshirë zyrtarë të Bashkisë, Hipotekës dhe Prefekturës së Lezhës.

Share This Video


Download

  
Report form