Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz, ka deklaruar se do të kthehen në Shqipëri të gjithë azilantët. Në një konference për emigracionin, ambasadorja tha se nëse është e nevojshme do të përdoret edhe forca për të rikthyer në vendin e tyre shqiptarët, si dhe do ju ndalohet hyrja në Gjermani deri në 5 vite.
?Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet. Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo?, u shpreh ambasadorja.