Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtorin e ri të AKU, Agim Ismaili, ndërsa ka lëshuar akuza të forta për drejtuesit për korrupsion dhe gjobëvënie duke u bërë thirrje që të largohen.
Pas drejtorëve të Hipotekave dhe Spitaleve, kjo është hera e tretë që Rama u bën thirrje drejtorëve te institucioneve Live që të shkarkohen.
Ai u shpreh se AKU është kthyer në një institucion që vendos gjoba duke terrorizuar biznesin dhe sipërmarrjen.
Kryeministri deklaroi se ky institucion është mbushur me emërime politike, me njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë, prandaj duke filluar që nga drejtori, një pjesë duhet të largohen.
?Ky vetëm institucion nuk është që të jemi të qartë. Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme. Situata është absurde.
Ky është një institucion që nuk duhet harruar se lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e jetës, shëndetit dhe me standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes Europiane.