Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë sot në qarkun e Elbasanit, ku ndodhet së bashku me të gjithë kabinetin qeveritar, ka diskutuar me qytetarët lidhur me ankesat e tyre për çështje të ndryshme.
Duke iu referuar platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët Rama tha se ?Janë adresuar në këtë qark shumë probleme të mbartura, nga problemet e vogla në thonjëza, të njerëzve të zakonshëm, por që janë probleme shumë të mëdha, për humbje besimi dhe zhgënjime të mëdha?.
Tani mjaftojnë ?3 minuta të regjistrohesh në platformë dhe do presësh 10 ditë dhe menjëherë të vjen përjgigja, u mor ankesa dhe po trajtohet. Dhe brenda afatit ligjor merr përgjigje?.
Rama tha se ka ?mbi 5 mijë raste skandaloze të mbartuta në vite dhe janë zgjidhur në një kohë rekord?.
Një qytetar u shpreh se ishte munduar prej 25 vitesh dhe nuk kishte marrë zgjidhje për problemin e çertifikatës së pronësisë. Ai tha se ishte detyruar t?i shkruante platformës së bashkëqeverisjes dhe u gjet zgjidhja brenda dy javësh.