TIRANE- Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të nisë vitin 2020 me një vizitë tek nënat e reja në martenitetin 'Mbretëresha Geraldinë' në kryeqytet. Rama i uroi 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur, ndërsa ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.
Rama i premtoi nënave të reja mbështetje që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur duke i dhuruar atyre edhe buqeta me lule.GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur Ne u jemi e do t?u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve", shkruan Rama.