Droga Shqipëri-Itali, kreu i Krimeve të Rënda dhe drejtori i (DIA) Puglia japin detajet e aksionit

Report TV 2018-05-12

Views 3

TIRANE - Në një konferencë të përbashkët për shtyp, prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe drejtori i Antimafias (DIA) në Rajonin e Puglias në Itali, Ettore Cardinali, kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e tre ditëve më parë që çoi në arrestimin e 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga të arrestuarit, Mariglen Shusha, Malton Lleshi dhe Senat Hallunaj janë arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.






Kreu i Krimeve të Rënda tha se operacioni është kryer në koordimin e prokurorive të të dy vendeve ku përgjatë dy viteve ku janë sekuestruar 2.5 ton drogë. Ndërsa drejtuesi i DIA-s sqaroi termin e përdorur për kodimin e operacionit "Shefi" i cili sipas tij nuk ka të bëjë me persona të veçantë, por lidhet me organizimin hierarkik të grupit të trafikut të drogës përmes dy bandave të ndara nga njëra-tjetra. Njëri nga grupet drejtonte lëndën narkotike në Bari, ndërsa grupi tjetër ishin furnitorët dhe sipas tij droga vinte nga Orikumi i Vlorë

Share This Video


Download

  
Report form