Ora News - Nënshkruhet marrëveshja për ndotjen detare

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak javë pas takimit të tre ministrave të Mjedisit: Shqiptar, Kroat dhe Malazez në Dubrovnik, vjen hapi i parë për shmangien e ndotjes së detit Adriatik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Europës së punëve të jashtme të Kroacisë Maria Pecijnovic Burik dhe koordinatori i OKB në Shqipëri Brian Williams.

Marrëveshja parashikon menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe në porte. Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria kroate dhe OKB

Blendi Klosi: "Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujrave të lumenjve në det, duke i pastruar ato. Për të patur mundësi që e gjitha kjo të jetë pjesë e proçesit tonë "clean and green 2020", apo pjesë e projektit "Të pastrojmë Shqipërinë që duam", pasi është shumë e nevojshme për hapjen e sezonit turistik ne të kemi një situatë shumë më të pastër"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nenshkruhet-marreveshja-ndotjen-detare

Share This Video


Download

  
Report form