Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kooperacioni italian përmes një marrëveshje me bashkinë e Tiranës do të financojë projektin e pyllit orbital për gjelbërimin e 23 zonave. Projekti synon në mbjelljen e 2 mln pemëve përgjatë një afati kohor deri në 2030. Veliaj beson se nisma do të gjelbëroj kryeqytetin ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe biznesit të kontribuojnë në mbjelljen e sa më shumë pemëve.
Nisma e bashkisë së Tiranës për të finalizuar pyllin orbital që parashikon mbjelljen e 2 mln pemë, por gjen mbështetjen e qytetarëve, institucioneve dhe organizmave financiarë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e të gjithë projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet, duke zgjeruar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës dhe kontribuar për një mjedis më të pastër. Projekti do të zgjas deri në vitin 2030.
Veliaj: Po bëjmë realitet disa nga projektet bazë, por ideja që do t?i mbijetojë mandatit tonë në bashki, por ndoshta edhe jetës sonë, është ajo e Pyllit Orbital. Ndaj jam shumë entuziast që me ndihmën e Kooperacionit italian sapo kemi firmosur financimin për projektin e Pyllit Orbital, e cila do të prodhojë rezultate konkrete të 23 zonave që do të gjelbërohen falë këtij projekti. Mezi pres që pasi kjo firmë të hyjë në fuqi, të fillojmë kontraktimin e atyre që do të na prodhojnë projektin dhe besoj që deri në vitin 2030 do të kemi në qytetin e Tiranës më shumë pemë se ç?kemi trashëguar kur e morëm detyrën në këtë qytet. Jo vetëm në periferi ku tashmë kemi filluar, por edhe në zonat urbane të Tiranës, do të jetë produkt i këtij financimi të Kooperacionit italian për të cilin unë jam shumë mirënjohës.
Projekti për Pyllin Orbital parashikon shtimin e gjelbërimit jo vetëm në periferi të qytetit, por njëkohësisht edhe brenda zonave urbane.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/projekti-i-pyllit-orbital-nenshkruhet-marreveshja-e-financimit-me-kooperacionin-italian