Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë ka bërë bashkë për të 15-in vit rradhazi kompani të përpunimit të drurit nga Shqipëria, rajoni dhe shtete të tjera.
Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi, teksa vizitoi evenimentin tha se bizneset kanë nevojë për njerëz të kualifikuar.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërrmarjes, Sonila Qato, shfrytëzoi vizitën në panair për të thënë se familjet shqiptare nuk duhet ti mbajnë shpresat te ndihma ekonomike por duhet të shfrytëzojnë vendet e lira të punës.
Panairi i Mobilerisë do të mirëpresw të interesuarit deri më datën 18 mars në Pallatin e Kongreseve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/panairi-nderkombetar-i-mobilerise-bregasi-bizneseve-u-nevojiten-njerez-te-kualifikuar