Ora News – Durrës, starton Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip

Ora News Lajme 2017-08-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Durrës, ka nisur panairi ndërkombëtar i Librit që zhvillohet në shëtitoren Taulantia në mes të sezonit turistik, si një ngjarje që promovon lidhjen e librit me turizmin. Ky është synimi i organizatorëve që zgjedhin Durrësin për të dytin vit radhazi për të sjellë botimet e reja të 50 shtëpive botuese vendase dhe nga 5 shtete ku botohet në shqip.
Për 4 ditë nga 3 deri në 6 gusht, qyteti i Durrësit do të jetë në qendër të letrave mbarëkombëtare, ndërsa zhvillohet ?Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip?. Është viti i dytë që ky panair organizohet në Durrës duke u kthyer tashmë në një aktivitet tradicional për qytetin bregdetar. Ky aktivitet organizohet nga shoqata kulturore artistike ?Durana? në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit.
Drejtuesi i panairit, poeti Aqif Hysa deklaroi se ky panair ka për qëllim të krijojë një ngjarje kulturore parësore për qytetin e Durrësit, vizitorët e tij, turistët vendas dhe të huaj, duke e lidhur ngushtësisht librin me turizmin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/durres-starton-panairi-nderkombetar-i-librit-shqip/

Share This Video


Download

  
Report form