Ndër të paktët deputetë që kujtuan në sallën e parlamentit tragjedinë e Gërdecit, ishte Erjon Braçe, i cili foli për një drejtësi të munguar për 26 viktimat që humbën jetën nga shpërthimet e 10 viteve më parë. Ai foli për një drejtësi të munguar, ndërsa kërkoi që në fillim të fjalimit një minutë heshtje. Brace u ndal te fajtorët e pandëshkuar të kësaj tragjedie teksa përmendi sërish emrin e kreut të opozitës Lulzim Bashën se vazhdon ende që të gënjejë shqiptarët.
?Varfëria do drejtësi. Puna shkoi shumë larg deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta luftojë këtë mafie është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli. Gërdeci na tregoi se një kyeministër, një ministër i Mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime. Dhe në fund djali më i poshtër korruptuan drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar kronikë. Mbi fotot e vërteta vijon rebeshi i gënjeshtrave?, tha Brace.