Zbardhen të tjera detaje nga lobimi i PD në SHBA përmes një kompanie e cila sipas investimit të revistës amerikane "Mother Jones" rezulton e lidhur me rusët. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla publikoi kontratën e firmosur nga Lulzim Basha me kompaninë "Muzin Capitol" e cila është pajtuar nga skocezja me pronarë rusë, Binniata Trade, për të lobuar në departamentin amerikan të shtetit për interesa të PD.
Sipas Ballës, kanë qenë biznesmenë rusë të cilët kanë paguar për PD-në në Uashington. "Ç?ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd, për një kryedembel, për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë.
Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç?gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër.
Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë. Ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin. Ja ku e ke lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës (lexon nr e pasaportës të Bashës).