Report Tv ka siguruar keksluzivisht dëshminë e njërit prej personave të mashtruar nga stomatologia Olesia Duka. Fjorza Mullai ka trokitur në dyert e Report Tv, ku dhe ka rrëfyer se si dentistja Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro, të cilat i kishte kursyer për të kuruar vajzën e saj, që ishte me fibrozë cistike.
Mullai ka deklaruar për Report Tv se i ka dhënë Dukës kursimet për kurimin e vajzës, pasi ka rënë pre e mashtrimit, teksa dentisja Duka i ka premtuar se do të ndërhyjë te politika për t'i kuruar vajzën.