Report TV -Dëshmia ekskluzive/ Rrëfimi i vajzës: Ja si më shfrytëzoi prostitutë Hermes Nikaj

Report TV 2020-01-06

Views 4

TIRANË - Hermes Nikaj, ose siç njihet ndryshe si ?Zogu i Tiranës? do të kalojë në burg natën e ndërrimit të viteve. Kjo pasi mesditën e djeshme, Nikaj humbi mundësinë për të dalë nga kafazi i burgut 302. Gjykata e Apelit Tiranë ?vulosi? vendimin për qëndrimin në qeli të Nikajt, duke bërë që ky personash publik që shfaqej shpesh herë në ekranet shqiptare si gazetarë emisionesh mëngjesi, të vijojë të qëndrojë gjatë në qeli.

"Shqiptarja.com? sot zbardh të plotë dosjen e prokurorisë ku tregohen bisedat me "pullë të kuqe" të përgjuara nga prokuroria, komunikimet e ?Zogut të Tiranës? me femrat dhe klientët si dhe shoqërimi i tij e komunikimet për disa personazhe të njohur. Mes shumë provave kundër Nikajt, prokuroria ka siguruar edhe dëshminë e vajzës që shfrytëzonte Hermes Nikaj, e cila është jetime, me babain në burg pasi i ka vrarë nënën. Është pikërisht kjo vajzë me inicialet D.N, që ka zbërthyer skemën e prostitucionit në Tiranë, ku në dëshminë e saj, tregon se në rrjetin e prostitucionit të Hermes Nikaj ishte dhe një vajzë që punonte si efektive policie në Tiranë, me inicialet D.

Share This Video


Download

  
Report form