Byroja e Sigurimeve ka publikuar një listë me përfitues të dëmshpërblimeve si pasojë e aksidenteve me automjete. Janë të paktën 206 përfitues nga Fondi i Kompensimit, të cilët kanë praktika të miratuara, por të papaguara që i takojnë periudhës 2002-2013 dhe kapin një vlerë 230 mijë euro, por përfituesit nuk ka qenë e mundur të kontaktohen deri më tani.
Publikimi i listës u bë nga ana e Byrosë së Sigurimit pas kërkesës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Lista
Byroja u kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave. Nga ana e tij, Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.