Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar këtë të martë Burgun e Peqinit. Duke vënë theksin te integriteti dhe profesionalizimi i punonjësve të burgjeve, Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me rekorde kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.
"70 punojës janë të papërshtatshëm me pozicionet e tyre, ndersa 100 punonjës janë me akorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin në sistemin e burgjeve", u shpreh Gjonaj.
Ministrja theksoi se nuk do ketë tolerancë për rastet korruptive në burgje, ndërsa theksoi se sfidë mbetet edhe forcimi i masave të sigurisë. "Nuk kam asnjë lloj tolerance me akte korruptive, përcillini stafeve dhe do të procedohen penalisht. Vetëm për periudhën janar-shkurt janë proceduar 20 punonjës.