Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar shkarkimin e 8 punonjësve të Hipotekave, në kuadër të ankesave të qytetarëve. Ministrja Etilda Gjonaj ka deklaruar se janë pezulluar punonjësit e ZVRPP në disa qytete, pasi janë vënë re shkleje të rënda të ligjit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nëpër Hipoteka në qytete si Fier, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, ministrja Gjonaj bëri me dije se janë konstatuar shkelje të rënda dhe zvarritje të çështjeve me disa vjet.
"Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të zgjidhur aneksat e qytetraëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeaçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë", tha Gjonaj.