Pedagogu i Universitetit te Tiranes Mark Marku doli sot në një prononcim për mediat ku foli për situatën e Universitetit, duke treguar se si vijon aktualisht situata. Lidhur me kërkesat dërguar ministrisë, Marku tha se deri më tani është plotësuar vetëm njëra prej tyre.
?Në 10 mars na ka dërguar një përgjigje sipas të cilës ministria na ka dërguar një komision, një grup auditimi për Universitetin dhe na kërkonte kohë. Auditimi i ministrisë është një kontroll rutinë që për ne nuk ka kurrëfarë interesi. Ne kemi kërkuar auditimin 10-vjeçar të Universitetit.?, shprehet Marku.
Sakaq, Mark Marku parashtroi edhe një herë kërkesat që pedagogët kanë, duke theksuar se vettingu që qeveria kërkon të bëjë në institucione të tjera, ta shtrijë edhe në Universitet.
?Ne kërkojmë që të fillojmë debatin për zgjidhjen e problemit. Nuk e kuptoj se si qeveria nuk i përgjigjet një kërkesë normale, pikërisht për vetting. Ne kërkojmë vetting. Mënyra se si janë përdorur fonde, si autoritetet drejtuese, burokracia universitare ka administruar fondet në Universitet.? thotë akademiku Mark Marku.