Report TV - Anëtarja e Vetting-ut e paditur në Gjykatë për konflikt trashëgimie

Report TV 2017-07-10

Views 2

Mes 27 emrave që përbëjnë listën përfundimtare të komisionerëve që do të rivlerësojnë drejtësinë është edhe Suela Zhegu, specialiste në KLD, e cila rezulton se ka probleme me ligjin.

Zhegu u votua dje pjesë e Komisionit të Vetting-ut paditet nga familjarët e saj për një trashëgimi
Zhegu, që u votua si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është paditur nga familjaret e saj.

Suela Zhegu ka problem me familjarët e saj, konkretisht dy nipat e saj të mitur, të cilët e akuzojnë atë për një konflikt trashëgimie.

Familjarët kanë kërkuar nga Gjykata që Suela Zhegu (Limka) t?u kthejë paditësve, pasurinë që ka lënë vëllai i saj Arjan Limka që ka vdekur në Amerikë.

Ata e akuzojnë anëtaren e Komisionit të Vlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve se ka përfituar në mënyrë të paligjshme pasurinë e vëllait të saj pasi ai ka humbur jetën, thuhet në padinë e James Limka dhe Angelo Limka.

Share This Video


Download

  
Report form