Emisioni "BOOM" trajtoi mbrëmjen e so" />
Emisioni "BOOM" trajtoi mbrëmjen e so"/>

Abuzimi me lejet e ndërtimit në Librazhd, denoncimi në "BOOM"

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" trajtoi mbrëmjen e sotme një rast me lejet e ndërtimit, duke evidentuar faktin sesi shteti bën lëmsh një marrëdhënie mes pronarëve të truallit dhe ndërtuesve edhe nëse këta kanë marrëveshje paraprake.

Majlinda Gjeta nga Librazhdi, pronare e 700 metra katrorë tokë vendosi të ndërtojë një pallat duke marrë dhe lejen e ndërtimit. Pasi miratoi projektin ajo gjeti dhe ndërtuesin me të cilin bënë një marrëveshje për mënyrën sesi do procedonin.

Por gjithça mori tjetër rrjedhë kur ndërtuesi pas dy vitesh paraqitet në Urbanistikën e Librazhdit dhe kërkon zgjatje të afatit të lejes së ndërtimit.

Gjeta pretendon se Bahskia ka falsifikuar lejen e ndërtimit duke e kaluar vetëm pronare trualli.

Ajo thotë se në 2014 ndërtuesi të marrë aktin e kolaudimit, ndërkohë që në pallat ka punime të papërfunduara.

Gjeta: Jam pronare e truallit me certifikatë pronësie prej 700 metra katrorë tokë, vendosa ta prish dhe të ndërtoj një pallat. Për këtë pallat aplikova për leje ndërtimi. Lejen e kam marrë me emrin tim. Është miratuar projekti me pëlqimin tim dhe e nënshkruar nga ana ime.Kontaktova me një firmë ndërtuese për të ndërtuar pallatin. Pasi nënshkruam një kontratë sipërmarrje me ndërtuesin ramë dakord që ndëruesi do të ndërtonte pallatin dhe unë do ti bëja komplet likujdimin për koston e ndërtimit dhe do të ndanim një pjesë fitimi në fundit sipas kontratës të nënshkruar bashkarisht. Pas pak kohësh që kishim filluar punimet, ndërtuesi shpall falimentin dhe thotë unë nuk kam më para për të ndërtuar objektin.Filluan të bëheshin pronotime të shumta dhe unë duke i marrë këto pronotime drejtohesha pranë noterit bashkë ndërtuesit dhe bënim shitje të këtyre apartamenteve me kontratë porosie dhe të gjitha paratë ja kaloja ndërtuesit. Ndërtuesi pas dy vitesh paraqitet në Urbanistikën e Librazhdit dhe kërkon zgjatje të afatit të lejes së ndërtimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzimi-me-lejet-e-ndertimit-ne-librazhd-denoncimi-ne-boom

Share This Video


Download

  
Report form