Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus. Rama i kërkoi Bashës dje që të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime për lobimin dhe rusët. Nga selia e PD, Basha i kërkoi sot kryeministrit që të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI.
?Mjegulla dhe sulmet ndaj opozitës, që ka bërë transparencë të plotë sipas ligjit nuk do të na mbyllin gojën për të çliruar ekonominë nga monopolet, krimi dhe drogë. PD, i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin.
As ulërimat e Ramës dhe dëshpërimi i Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga kokaina në Maminas dhe lirimi i Tahirit. Fokusi ynë është te lufta kundër krimit. Rama të presë verifikimin nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikon edhe FBI, të presim rezultatin? deklaroi Basha.