Ora News - Lobimi rus, PS: Basha nuk do ti shpëtojë skandalit duke u fshehur

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti është shprehur se finacimi Partisë Demokratike nga lobet ruse është një precendent i rrezikshëm.

Në një deklaratë për mediat, Gjylamenti tha se kjo gjë cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe aspiratat euro-atlantike të shtetasve shqiptarë.

Ajo theksoi se kreu demokrat, Lulzim Basha nuk do ti shpëtojë këtij skandali duke u fshehur. Ai duhet të japë sqarime për fondet e një kompanie me pronarë rus në emër të PD-se.

Blerina Gjylameti: ?Lulzim Basha nuk do t?i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur, ashtu siç i ka shpëtuar hetimeve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin. Basha duhet të japë sqarime në Prokurori. Prokuroria duhet të marrë në pyetje Lulzim Bashen sepse vetëm kështu mund të zbardhet kjo aferë që nuk ka të bëjë thjesht me gjysmë milion dollarë që askush nuk i del për zot se nga kanë ardhur por kanë të bëjnë me ndikimin e interesave të huaja ne vend.

Gjylamenti u shpreh provat për sponsorizimin rus të PD-së janë pakundërshtueshme dhe se investigimi që është për nga ?Mother Jones? nuk lë vend për diskutime.

Blerina Gjylameti: ? ?Bamirësit? rusë të PD janë të gjithë të identifikuar, me emër e me mbiemër. Transfertat e tyre nga kompani fantazmë janë gjithashtu të provuara katërcipërisht.

Ishte një kompani e quajtur 'Biniatta Trade', e regjistruar në Skoci, por me dy pronarë rusë, ajo që derdhi në llogarinë e Nick Muzin, lobuesit të Bashës në Uashington, mbi gjysmë milionë dollarë.

Investigimi ka hedhur dritë edhe mbi 'modus operandin' e këtyre 'bamirësve', që transferojnë shumat e tyre nga parajsat fiskale për t?i shpëtuar deklarimit dhe pyetjeve për origjinën e këtyre parave.?

Deputetja socialiste tha se Basha duhet të dalë përpara publikut që të shpjegojë lidhjet e tij të vërteta me këta biznesmenë ruse, pasi sipas saj investigimi aludon se mund të fshihet vetë dora e Kremlinit.

Blerina Gjylameti: ?I vendosur përballë pyetjeve të ligjshme të publikut për këtë aferë, Basha ka zgjedhur rrugën e shantazhit, duke kërcënuar revistën amerikane me hedhje në gjyq për mashtrim.?

Gjylameti kërkoi nga prokuroria të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha agjencitë hetimore dhe ligjzbatuese të vendeve tona partnere.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lobimi-rus-ps-basha-nuk-do-ti-shpetoje-skandalit-duke-u-fshehur

Share This Video


Download

  
Report form