Deputeti Berisha, në një deklaratë për shtyp, ka folur për Kryeministrin Rama, duke mbajtur qëndrim e tij mos pranues mbi sjelljen aktuale të Kryeministrit. Ai është pyetur për skandalin e investiguar nga mediat amerikane lidhur me lobimin rus në SHBA dhe për rolin e Lulzim Bashës, por Berisha nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me këtë temë.
Berisha ka përmendur episodet e drogës dhe ka thënë se Kryeministri, të cilin deputeti e quajti Noriega e krimit, i mbulon ato.
'A mund të imagjoni një Kryeministër që vendos në fb statusin e Xhafës? Kjo është për mua është çështja e të gjitha çështjeve. A i patë në lajme episodet e fundit ku detet dhe portet shqiptare, janë bërë rrugët kryesore të drogës drejt Europë? Noriega i krimit, Rama përpiqet të mbulojë këto zhvillime që do të shënojnë fundin e karrierës së tij', është shprehur Berisha.