Report TV - Drejtësia' Berisha-Ramës: Mos u bëj varrmihës i Reformës

Report TV 2016-06-15

Views 3

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një komunikim për mediat, ka thënë se babai i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është pronari i plantacioneve të bimëve narkotike të mbjella në parcelat e Vjosës.

Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëhet varrmihës i reformës në Drejtësi, pasi historia do të dënojë.

?Mos u bëj varrmihës i konsensusit pasi historia do të dënojë. Në vend që të falënderosh opozitën, për aktin e saj që la me dhjetra vërejtje dhe u mor me një substancë të Komisionit të Venecias dhe tha se do të votoj e miratoj reformën, duhet ta falënderonte opozitën dhe të shprehte mirënjohje. Kurse ky tregon linja të kuqe, siç ka bërë Bush ndaj Millosheviçit për Kosovën.? tha Berisha.

Sipas Berishës, Partia Demokratike hartoi një draft për reformën në Drejtësi sipas standardeve të Komisionit të Venecias.

?Opozita hartoi draft për të cilin s?ka njeri në Shqipëri, as të huaj e as vendas që të ketë thënë fjalë negative, pasi është hartuar në bazë të rekomandimeve të Venecias? tha ai.

Berisha ka theksuar po ashtu se, Reforma në Drejtësi do të bëhet sipas Komisionit të Venecias, e cila denoncoi dhe hodhi poshtë kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.

Sakaq, ai shtoi se kryeministri Rama nuk pranoi draftin e opozitës, por e sabotoi atë, ndërkohë që theksoi se vendet e rezervuara i kundërshton vetë kryeministri Rama.

?Vender e rezervuara i kundërshton vetë Rama. Rama nuk e studioi, e sabotoi dhe e shpërfilli draftin e hartuar nga opozita. Rama të mos pengojë vendin, nuk e shet dot reformën. Nuk do të lejojmë që të futësh grusht në drejtësi. Të votojmë sipas Venecias, jo sipas Xhafës. Opozita ka treguar fleksibilitet më të madh se qeveria. Rama nuk duhet ti imponojë opozitës vendime. Asnjë nga ambasadorët nuk mund të ketë kundërshtira për vendet e rezervuara, që i kundërshton Edi Rama, pasi ai kërkon të kontrollojë drejtësinë. Venecias është mbi gjithçka, edhe mbi ambasadorët. Venecias hodhi poshtë kapjen e sistemit të drejtësië? tha ai.

Por nuk është çudi tashmë marrëdhënia e Sali Berishës me atë të kreut të kuvendit Meta, ndaj dhe ish kryeminsitri vlerëson qëndrimin që Meta mbajti në këtë process.

Duke u ndalur tek çështja e përgjimeve, Berisha ka shtuar se, ky ëhstë një nga skandalet më të mëdhaja që ka ndodhur në Shqipëri prej 25 vitesh.

?Skandali më i madh i 25 viteve të fundit, skandali i përgjimit. S?ka ndodhur kurrë që një kryeministër e Ministri i Brenddhëm me Drejtorin e Policisë në qendër përgjimi të kundërshtarëve politik, opozitës, gazetarëve, presidentit etj. Ky është një krim i shëmtuar, shkelje e kushtetutës, ligjeve të privatësisë, zyrtarëve e qytetarëve? tha Berisha.

Sa i përket përfshirjes së Italisë në çështjen e përgjimeve, Berisha shtoi se, përfshirja ëhstë akt kriminal dhe i dënueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form