Rryma e re muzikore qe terheq te rinjte shqiptare

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Të gjithëve u pëlqen të kërcejnë nën tingujt e një muzike ritmike. E një rrymë e tillë është padyshim dhe muzika "trap". Momentalisht kjo lloj muzike është duke përjetuar kulmin e suksesit të saj në rang botëror. Muzika "trap" futet në kategorinë e hip-hopit të ri. Fillimet i ka në Amerikë, ku reperët e huaj marrin miliona Dollarë fitime duke reklamuar jetët e tyre luksoze. Por kjo rrymë gjithnjë e më shumë po fiton terren dhe në Shqipëri.

Një grup të rinjsh që idenfitikohen me emrin ?Mullagang? organizojnë festa ku dëgjohet vetëm muzika "trap".

"Është muzikë rruge, ka lindur në rrugë dhe flet për çfarë ndodh në rrugë. Është një muzikë që mezi e kemi pritur që të dilte, edhe u përhap edhe në Shqipëri. Kohët e fundit ka marrë famë dhe po përpiqemi ta përhapim sa më shumë te mosha jonë, më të mëdhenjtë, që gjithsecili nga ne të gjejë veten aty".

Të rinjtë shqiptarë tregojnë për Klan Plus se cila është veçantia e muzikës "trap", që i tërheq ata.

"Më pëlqen muzika trap sepse mund ta kërcej,thjesht shpreh të gjitha ndjenjat, filloj hidhem. Janë të influencuar nga jashtë, por janë bërë më shumë komerciale kohët e fundit edhe këtu".

Të pasionuarit pas kësaj muzike tregojnë edhe efektin që ka patur në jetën e tyre të përditshme.

"Gjëja e parë ka qenë stili, duke filluar që nga veshjet, pastaj shumë gjëra të tjera, dhe të ndryshon si rrymë, të bën më energjik".

Share This Video


Download

  
Report form