Monologu i drejtuesit të emisionit ?Provokacija?, Mustafa Nano për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri shkaktoi reagime të shumta dhe bëri bujë në rrjetet sociale.
Nano kritikoi moderatoret ndalet për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që moderatoret mbanin veshur.
Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Por sot në emisionin ?Xing me Ermalin? ku modëratorja ishte e ftuar nuk kaloi pa ironizuar sërish deklaratën e Nanos.
Ermal Mamaqi: Sa bukur qenke veshur sot, super veshje, je yll.
Ilda Bejleri: Po thash të kaloja një herë nga shtëpia e Muçit që ta pyesja si jam veshur.
Ermal Mamaqi: E ke fjalën për Muç Nanon?
Ilda Bejleri: Po