Ora News - Shpërndarja e gazit te familjarët shqiptare do të jetë faza e fundit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtimi i infrastrukturës për shpërndarjen e gazit në Shqipëri parashikohet të kushtojë rreth 440 mln euro.Sipas masterplanit të miratuar tashmë edhe në qeveri parashikohet që familjarët do të jenë të fundit që do të përfitojnë ndërsa gazifikimi parashikohet të ndodhë për një periudhë 20 vjecare .Stavri Dhima, ekspert në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se përparësi në vitet e para do të ketë përdorimi i gazit për prodhim energjie

Stavri Dhima: Investimi dhe shpërndarja është edhe më i madh akoma. Pra, nëse do të ndërtohet i gjithë ky rrjet në të gjithë ultësirën, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Elbasanin, Lushnjen, Fierin dhe Vlorën, përfshirë edhe zonën e Korçës kryesisht, do të shkojë diku tek rreth 440 milionë euro.

Por si do të ndërtohet rrjeti i shpërndarjes së gazit në një kohë që kostoja është shumë e lartë.Sipas ekspertit të ministrisë zgjidhje është parë dhënia me konçesion, pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për të bërë kujdes me konçensionet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperndarja-e-gazit-te-familjaret-do-te-jete-faza-e-fundit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS