Report TV - Shpërthimi i bombolës së gazit, të plagosurit dhe familjarët në spitalin e Pogradecit

Report TV 2016-02-01

Views 5

POGRADEC - Më shumë se 30 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që dyshohet se përdorej për ngrohje në një lokal. Ngjarja ndodhi në fshatin Beragozhde te njesise administrative Dardhas pak kilometra në hyrje të Pogradecit, ku mes të lënduarve janë pjesë e stafit si dhe klientë që ndodheshin të ulur në tavolinat e lokalit në momentin e shpërthimit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:50 një lokal në qendër të fshatit në pronësi të Dashamir Muçkës, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e shpërthimit. Shumica e të plagosurve janë të rinj në moshës, rreth 18-27 vjeç, por ka edhe burra te moshes rreth 40 vjec.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS