#oranews
Shpërthimi i një bombole gazi të vendosur në oborr thuajse e shkatërroi këtë shtëpi në lagjen 1 Maji të Vlorës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:50 minuta të mëngjesit, kohë kur tre nga 5 anëtarët e familjes ndodheshin brenda saj.
Për pasojë gjyshja rreth 70 vjece e familjes mbeti e plagosur lehtë. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dëmet materiale sic shihet janë të mëdha.
Muret, dyert e dritaret janë dëmtuar duke lënë gati në qiell të hapur familjen me 5 anëtarë.
Arben Mamani: Bombola ishte jashtë por.. Nusja dhe vjehrra ishin brenda ndërsa dhe vajza ishim jashtë. Shtëpia u shkatërrua.
Ekspertët ndërkohë po punojnë për të sqaruar shkaqet e shpërthimit.
Dyshimet janë se bombola mund të jetë harruar hapur, ose mund të këtë krijuar rrjedhje për shkak të ndonjë defekti.
Prej janarit, në të gjithë vendin janë shënuar disa raste të shpërthimit të bombulave të gazit, që në disa raste kanë rrezikuar të prodhojnë tragjedi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-shperthen-bombola-e-gazit-plagoset-e-moshuara
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz