Efektivët e policisë private të cilët janë pjesë e eksortës që shoqërojnë para me blinda për llogari të bankave apo subjekteve të tjerë nuk do të përdorin më telefonin celular apo mjete komunikimi.
Është ky rregulli i ri i vendosur me firmë të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Report Tv ka mësuar se udhëzimi Xhafës është në fuqi dhe të gjitha policitë private njohur si SHSF janë të detyruara ta zbatojnë. Gjatë lavëzijes së eskortave me para sipas këtij udhëzimi çdo grup duhet të ketë një përgjegjës që së pari bën instruktazhin e stafit, kontrollon blindat, u heq celularët grupit të shoqërimit.
Për herë të parë ky udhëzim klasifikon dhe llojin e blindave që duhet të përdoren për transportin e parave ku janë 7 modele nga kategoria A në F.
A. Vlerat deri në 10 milion lekë duhet të transportohen me një blind të nivelit BR-3 të shoqëruar me jo më pak se dy policë privat, të jetë mjet i pajisur me sistem poizcionimi satelitor GPS dhe kamera brënda e jashtë blidnit si dhe kamera për lexim automatik targe.