Report TV - Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e Vettingut në Polici dhe Gardë

Report TV 2018-05-02

Views 0

Jo vetëm në sistemin gjyqësor! Vettingut do t'i nënshtrohen edhe punonjës të Policisë së Shtetit e Gardës së Republikës.

Ky është urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së.

Siç ishte lajmëruar më herët, Ministri Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv/ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Sipas këtij urdhri, kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form