Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë edhe shëndetësia pezullon lejet vjetore të planifikuara nga adminsitrata. Ministri teknik Arben Beqiri urdhëron se deri në 25 qershor nuk do të ketë pushime dhe po ashtu kërkon të njoftohen punonjësit që janë me leje të kthehen në detyrë, duke paralajmëruar ndëshkime për ata që kundërshtojnë.
Administrata shtetërore po përballet me një situatë kaotike pas marrëveshjes politike Rama ?Basha ku gjashtë ministra u larguan duke u zëvendësuar me emra teknikë.
Ndërsa ndodhemi në prag të sezonit të pushimeve të verës, punonjësve u është kërkuar të qëndrojnë në detyrë deri në përfundimin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Pas ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, urdhëri për pezullimin e pushimeve është dhënë dhe në dikasterin e Shëndetësisë.
E ndërsa punonjëve të drejtësisë dhe financave u pezullohen lejet deri në 30 qeshor, për administratën e shëndetësisë dhe institucioneve të varësisë vendimi do të ketë fuqi deri më 25 qeshor.
Po ashtu Beqiri urdhëron të njoftohen për kthimin në detyrë të të gjithë personave që i kanë nisur lejet dhe t?i vazhdojnë ato në korrik. Por edhe ky veprim pritet të hasë kundërshtime. Në të tre institucionet është deklaruar se ndaj punonjësve që kundërshtojnë do të ketë masa administrative.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-shendetesise-firmos-urdhrin-asnje-leje-deri-ne-25-qershor/