Rudina/ Kantautori Voltan Prodani tregon historine e dhimbshme (09.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 5

Ai është ndër kantautorët më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Voltan Prodani gjatë gjithë karrierës së tij ka zgjedhur që të ruajë një stil të pandryshuar dhe me krijimet e tij romantike duket sikur është në ?luftë? më komercializmin.
Prodani ishte sot në studin e ?Rudina? në Tv Klan.
Voltan Prodani, është djali i Mehdi Prodani i cili është cilësuar si bir i babait të kitarës shqiptare.
Babai i tij në kulmin e suksesit u godit nga regjimi dhe u arrestua, gjë që tek Voltan Prodani ka lënë gjurmë.
?Ka qenë viti 1976. Nuk mund të jem i saktë në detaje por pasoja që ka krijuar ka qenë e madhe. Unë kam qenë në klasë të parë fillore kur ndodhi një goditje e madhe tek atristët. Në atë kohë pas arrestimit të babait ne u transferuam dhe unë nuk u mora më me muzikë ndërkohë që isha i pari në kitarë. Një moment që unë nuk e harroj dot ka qenë kur kam takuar babain për herë të parë në burg, në Ballsh, nuk ishte më i tmerrshmi por ka vuajtur. Mamaja ka qenë ajo që e ka vuajtur më shumë. Në atë kohë më kanë lëvizur nga shkolla e muzikës?, tha Prodani.

Share This Video


Download

  
Report form